Dekada per inkuadrimin e romeve 2005-2015

Emancipimi i romeve nisi me ritem te fuqishem

Ne Shkup, prej 21 deri me 23 mars, u mbajt konferenca me titull “Dialogu i vazhdueshem mes aktoreve dhe sfidave per zbatim”, e organizuar me qellim qe te kontribuoje per zbatimin efektiv te Dekades per inkuadrimin e romeve ne shtetet e Ballkanit Perendimor. Konferenca u organizua nga ana e organizates qytetare Asociacioni per Zhvillim Demokratik te Romeve “Sonce”, qe sipas Aleksandra Bojaxhieva, menaxhere e programit per perfaqesimin e te drejtave dhe interesave te romeve, ne menyre aktive kontribuon per integrim qytetar dhe demokratik, pjesemarrje aktive dhe aplikim te barabarte te drejtave demokratike dhe mundesive te romeve ne shoqeri, mes forcimit te kapaciteteve, mbeshtetjes se drejtperdrejte dhe perfaqesimit te romeve.

“Nje nga prioritetet e organizates “Sonce” eshte te kontribuoje ne planifikimin, zbatimin, vezhgimin dhe vleresimin e planeve aksionare per Dekaden e inkuadrimit te romeve dhe te strategjise nacionale per romet ne Republiken e Maqedonise” – theksoi Bojaxhieva.

Ne kete konference moren pjese pjesemarres nga vendet e Ballkanit Perendimor – Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia, ndersa diskutimet e organizuara preknin tema te shumta, qe i perfshinin metodat per zbatimin e Dekades, rezultatet e deritanishme ne vendet qe moren pjese ne konference.


Mes pjesemarresve ishte edhe Nazif Memedi, anetar i Keshillit per pakica nacionale ne Republiken e Kroacise, e formuar per mbrojtjen e te drejtave te njeriut te pakicave ne vendin e tij. “Keshilli eshte themeluar ne vitin 2003, ka besim te madh te qeveria kroate, pasi qe i distribuon mjetet financiare nga buxheti i shtetit per financimin e bashkesive te pakicave. Ne dy vitet e fundit, buxheti i shtetit eshte rritur per 41,1%, gjegjesisht rreth 35 milione kuna, ose rreth 5 milione euro per te gjitha 22 pakicat nacionale ne Kroaci. Nga keto mjete, per romet jane ndare rreth 1,5 milione kuna ose 200.000 euro. Keshilli financon 4 fusha: manifestime kulturore, shoqata kulturore-artistike, botimet e romeve (histori, fjalore) dhe informim (publikohen tre revista – “Ardhmeria”, “E verteta rome” dhe “Te rinjte per te rinjte”, tha Nazifi, duke folur rreth gjendjes ne vendin e tij dhe theksoi se Kroacia me 30% merr pjese ne Planin aksionar per Dekaden e romeve, por edhe se shpreson se konferenca ne Shkup do te nxite edhe shtetet dhe qeverite tjera ta ndjekin modelin e Kroacise. Mesazhi i tij deri te te gjitha shtetet eshte ta permiresojne cilesine e jetes se romeve, me ate qe do ta sigurojne nivelin e ceshtjes se banimit, punesimit, arsimin dhe shendetesine, problemet e pakices rome te mos mbeten vetem ne leter per hyrje ne UE, por edhe te zgjidhen realisht.

Osman Baliq, nga Qendra JUROM nga Serbia, na deklaroi se merr pjese ne konference te rralle, sepse ka krahasim te rezultateve te projektit te vetem, Dekada e romeve. “Para Dekades, ceshtja ishte nese dicka do te arrjme te ndryshojme. Dilema e dyte ishte nese vendet e Ballkanit do te arrijne te ballafaqohen me problemin sic eshte varferia e romeve dhe nese arrijne t’i pranojne sfidat ne periudhen e afrimit drejt UE-se. Kjo, ketu ne Shkup, ndodhi. Ballkani eshte hapesire e cuditshme dhe na gazon ajo qe emancipimi i romeve nisi me ritem te fuqishem dhe qe shtetet i mobilizojne institucionet e veta ne realizimin e qellimeve te Dekades”. Sipas Baliq, gezon fakti qe romet nisen ne rrugen e prioriteteve te veta mbi bazen e parimeve themelore njerezore, pergjegjesise, njerezimit dhe solidaritetit. Ne metoden e Dekades nuk eshte permendur asnje metode e dhunes, por mbi bazen e pergjegjesise personale dhe me ndihmen e shteteve, bashkesive rome qe te integrohen ne shoqeri.


Thirrje deri te qeverite e B e H dhe Kosoves

Ne kete konference iu be thirrje qeverive te Bosnjes e Hercegovines dhe Kosoves qe te inkuadrohen ne Dekade. Ne B e H akoma nuk eshte pergatitur Plani aksionar per hyrje ne Dekade, derisa ne Kosove akoma pritet zgjidhja e ceshtjes se statusit.

“Romet jane ne gjendje te njejte ne te gjitha vendet ne rajon, i kane problemet e njejta – punesimi, arsimimi, femijet nuk jane regjistruar ne librat e amzes, organizatat joqeveritare nuk financohen sa duhet” – theksoi Indira Bajramoviq, kryetare e Shoqates se Grave Rome “Ardhmeria me e mire” nga Tuzlla dhe anetare e Kuvendit te Romeve ne Bosnje e Hercegovine. “Ne vitin 2004 ne B e H u miratua plani per arsimimin e romeve nga ana e te gjithe ministrave per arsim, por per fat te keq, akoma nuk eshte zbatuar kjo mase qe ishte parapare. Dekada e romeve eshte kontribut neper pervojat e perbashketa dhe propozimet per punen qe duhet tejkaluar problemet qe e prekin bashkesine rome ne B e H”, deklaroi ajo.

Bashkim Ibishi, kryetar i OJQ “Qendra per integrim nderkombetar” dhe anetare e Bordit ekzekutiv te Rrjetit te OJQ ne Kosove, theksoi se per here te pare kane marre ftese qe te marrin pjese ne nje tubim te ketille. Ai sqaroi se Kosova nuk ka status dhe se tani per tani nuk eshte e mundur te behet anetare e Dekades, por ne konference u dha mundesia qe te shkembehen pervojat dhe te njoftohen me shume per proceset qe jane ne rrjedhe.


“Ne kontekstin e inkuadrimit ne Dekaden, romet nuk moren pjese ne konfliktin ne Kosove, por dolen si viktima, si dem i madh” – potencoi Ibishi, dhe shtoi se ne Kosove do te filloje procesi per integrimin e romeve ne institucionet e sistemit. “Romet nga Kosova duhet te jene pjese te Dekades, sepse qe nga formimi i Dekades, tani me ka dallime ne poziten e romeve ne shtetet qe jane anetare te Dekades dhe ate qe nuk jane”.

Republika e Maqedonise eshte anetare e Dekades per inkuadrimin e romeve nga themelimi i saj. Para Dekades, u perpunua Strategjia nacionale per romet ne vendin ku jane detektuar problemet dhe u propozuan zgjidhje per tejkalimin e gjendjeve me bashkesine rome ne Maqedoni. Me marrjen e obligimeve nga Dekada e romeve, kompetencat jane transferuar ne Ministrine e Punes Politikes Sociale, ku eshte formuar trup i posacem qe punon ne zbatimin e Planit aksionar te Dekades se romeve.

Konferenca, qe u mbajt ne Shkup, eshte kontribut plotesues drejt permiresimit te gjendjeve te bashkesia rome, jo vetem ne Maqedoni, por edhe ne rajonin me gjere. Pas perfundimit te konferences, u pergatit memorandum, leter qe do t’u dergohet vendeve pjesemarrese te konferences, ku jane permbajtur perfundimet e perbashketa nga perfaqesuesit e romeve ne te gjitha vendet e rajonit.


Selia e Dekades do te transferohet ne Hungari

“Dekada per inkuadrimin e romeve 2005-2015” eshte iniciative nderkombetare per zhvillimin e statusit socio-ekonomik dhe inkuadrimin e teresishem te romeve ne jeten shoqerore ne vendet nga Evropa Juglindore. U themelua nga Soros dhe Banka Boterore ne Budapest ne vitin 2003, e ne ate me pranimin e deklarates se perbashket u inkuadruan nente vende nga Evropa Juglindore. Inkuadrimi ne Dekaden e romeve eshte ne nivel me te larte, me nenshkrime te kryeministrave te Hungarise, Cekise, Sllovakise, Rumanise, Kroacise, Bullgarise, Serbise, Malit te Zi dhe te Maqedonise. Me aktivitete te veta, ne Dekaden e romeve marrin pjese UNDP, Keshilli i Evropes, OSBE dhe perfaqesues te bashkesive rome nga te gjitha shtetet nenshkruese te Dekades ne rajon. Inkuadrimi drejt Dekades ishte ne baze te planit aksionar qe u perpunua nga secili vend pjesemarres, ndersa prioritetet kryesore ne planet aksionare jane arsimi, banimi, punesimi dhe shendetesia. Tema ne realizimin e Dekades jane edhe marredheniet gjinore, diskriminimi, te drejtat e njeriut) te krijuara nga institucionet nderkombetare dhe organizatat qe e kane themeluar, mjete qe shtetet nenshkruese te Dekades i ndajne nga buxhetet e tyre dhe me donacione. Organi me i larte ne strukturen e Dekades ne nivel nderkombetar eshte Komiteti drejtues nderkombetar ku marrin pjese perfaqesues te qeverive te shteteve, perfaqesues te bashkesive rome dhe institucione nderkombetare. Edhe pse e themeluar ne Budapest, sekretariati i Dekades cdo vit e nderron seline e vet.

Deri me 30 qershor selia e sekretariatit te Dekades gjendet ne Bullgari, derisa nga 1 korriku te ketij viti do te jete ne Hungari.