Veshtrime
Regjimi vizor mes Maqedonise dhe Shqiperise eshte paradoksal
Ne kete rast deshiroj ta njoftoj qytetarin e Maqedonise me nje “situate paradoksale”, qe ndodh edhe ne diten e sotme, ne shekullin 21, e per te cilen shume pak dihet ne opinionin maqedonas.
Paradoksi eshte quajtur regjimi vizor mes R. Maqedonise dhe R. Shqiperise. Do te thote, regjimi eshte vendosur ashtu qe shtetasi i Maqedonise me kombesi shqiptare mund ta kaloje kufirin pa kurrfare shpenzimi, ndersa shtetasit e RM qe jane me perkatesi maqedonase qe ta kalojne kufirin duhet te paguajne nga 10 euro. Masa reciproke ka edhe nga ana tjeter e kufirit, per hyrje ne RM shtetasit e Shqiperise me kombesi maqedonase nuk paguajne asgje, ndersa shtetasit shqiptare me kombesi shqiptare duhet te paguajne nga 10 euro.
Disa nga ju edhe nuk mund te besojne se sot, ne shekullin 21, behet diskriminim qe i irriton palet e prekura. Nuk e di ku qendron shkaku per kete, aj dikush te ishte zezak, e te tjeret te bardhe, ose jemi me dy koka, ose ne fund te fundit njeri eshte me i pasur se tjetri. Shkaku qe permendet se secili hy pa pagese ne shtetin e vet ame (maqedonasi nga Shqiperia ne Maqedoni dhe shqiptari nga Maqedonia ne Shqiperi) per mua edhe per shumicen e qytetareve qe jane prekur me kete problem nuk qendron ne vend.
Kjo barriere qe eshte e bere artificialisht nga ana e dy shteteve nuk paraqet vetem barriere te keqe politike, por njekohesisht paraqet edhe barriere kulturore dhe ekonomike.
Sot ky problem na mundon shume, vecanerisht tani kur Maqedonia, si shtet me te gjitha mjetet qe i ka ne diskonim, lufton per lehtesimin vizor me vendet nga Unioni Evropian, e paralelisht me kete me fqinjin e saj perendimor zhvillon politike vizore diskriminuese, e te njejten e bene edhe Republika e Shqiperise.
Sektori qytetar nga te dy anet e kufirit me vjet reagon qe te rregullohet kjo padrejtesi. Doren ne zemer, ne prag te kesaj iniciative moren mbeshtetje te madhe nga kryetari i Komunes se Dibres, Argetim Fida dhe nga kryetari i komunes fqinje Peshkopia (R. Shqiperise), Ilir Krosi.
Me qellim qe te hiqet ky vendim kontrovers nga ana e dy qeverive, disa shoqata te qytetareve nga te dy anet e kufirit, bashke me kryetaret e komunave te permendura, nenshkruan deklarate per heqjen e kesaj barriere, qe eshte vendosur nga te dy qeverite, por per fat te keq nuk ka gjurme e as ze per zgjidhjen e ketij problemi.
Goce Lubinovski (autori i tekstit eshte projekt-koordinator i Qendres per zhvillim te qendrueshem te bashkesise Diber)
|
|